Mbretëria e Madhe do të duhet të mbajë zgjedhje evropiane, pavarësisht shpresave nga qeveria se një marrëveshje Brexit mund të arrihet deri atëherë. Kështu bëjnë të ditur zëdhënës de facto të kryeministres.
Votimet pritet të bëhet më 23 Maj, por Theresa May tha se Britania e Madhe nuk do të duhet të marrë pjesë në qoftë se deputetët bien dakord për planin Brexit. David Lidington thotë se “për fat të keq” nuk mundur të përfundojë ky proces para datës 23 Maj dhe Britania duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Britania e Madhe do të duhej të largohej nga BE më 29 Mars, por nuk arriti të kalonte marrëveshjen e Brexit në parlament. Tashmë BE e ka shtyrë afatin deri më 31 Tetor.
Vendi duhet të largohet më herët nga blloku, por nëse Britania do të jetë ende anëtare e BE deri më 23 Maj, ajo është e detyruar ligjërisht të marrë pjesë në zgjedhjet e BE dhe të dërgojë eurodeputetët në Bruksel.
Një zëdhënës i kryeministres bëri të ditur se May i vjen shumë keq që Britania nuk doli nga blloku siç ishte planifikuar. Tashmë shefja e qeverisë shpreson që parlamenti të bjerë dakord për një plan Brexiti para se deputetët të rifillojnë sesionin e tyre në Korrik. Sidoqoftë, afati i fundit për tu regjistruar në zgjedhjet e BE ishte 7 Maji./abcnews.al