Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania do të furnizojë Ukrainën me tanke “Challenger 2”

schedule14:59 - 14 Janar, 2023

schedule 14:59 - 14 Janar, 2023

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë, për t’iu ndihmuar forcave ukrainase që të “zmbrapsin forcat ruse”. Sunak e ka bërë këtë zotim duke përmendur tanket Challenger 2 dhe sisteme shtesë të artilerisë.

Sipas tij, kjo është shenjë e “ambicieve të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën”.
Njoftimi për mediat është bërë pas një bisede që ka realizuar Sunak me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ky vendim e bën Mbretërinë e Bashkuar fuqinë e parë perëndimore që e furnizon Ukrainën me tanke luftarake.

Franca ka thënë më 4 janar se do t’i japë Kievit, modelin më të lehtë të tankeve AMX-10 RC.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!