Punonjësit e hekurudhave në Britani të Madhe filluan sot grevë 24-orëshe, e para nga katër grevat e planifikuara, e cila pritet të shkaktojë vonesa të mëdha dhe do ta çojë vendin në ndërprerje së transportit.
Qytetarët në të gjithë vendin janë goditur edhe një herë nga greva e madhe hekurudhore pasi dhjetëra mijëra anëtarë të Unionit Hekurudhor, Detar dhe Transportit (RMT) kanë hyrë në grevë.
Muajin e kaluar, anëtarët e sindikatës refuzuan ofertën e pagave nga operatorët e trenave dhe vendosën të ngritën në grevë katërditore më 16, 18, 30 mars dhe 1 prill. Pas vendimit për grevë, sindikata tha se kërkojnë “një ofertë të pakushtëzuar” nga 14 operatorë hekurudhorë dhe Network Rail, i cili drejton rrjetin hekurudhor.
Herët të enjten, RMT kritikoi shefat e operatorëve hekurudhor se “kanë shpërblyer veten e tyre” ndërsa “u mbanin leksione” punëtorëve hekurudhorë për kufizimin e pagave.
“Shefat në shtatë kompani hekurudhore i kanë dhënë vetes rritje vjetore të pagave midis 15-275 për qind ndërsa shumica e punëtorëve hekurudhorë i janë nënshtruar ngrirjes së pagave”, thuhet në deklaratë.