Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Britani, masa për mediat sociale/ Qeveria u kërkon platformave të mbrojnë fëmijët, ose rrezikojnë gjoba

schedule13:18 - 12 Mars, 2026

schedule 13:18 - 12 Mars, 2026

Britania e Madhe ka kërkuar nga platformat kryesore të mediave sociale të marrin më shumë masa për t’i mbajtur fëmijët larg shërbimeve të tyre.

Regullatorët britanikë thanse se janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për burimet e algoritmeve që i ekspozojnë fëmijët ndaj përmbajtjeve të dëmshme ose që shkaktojnë varësi.

Zyra e Komisionerit të Informacionit tha se platformat e mediave online nuk po arrijnë ta vendosin sigurinë e fëmijëve në qendër të shërbimeve të tyre.



Rregullatorët britanikë kërkuan nga FACEBOOK, Instagram, TikTok, Snapchat, Roblox dhe Youtube, të tregojnë deri më 30 prill se si do t’i përmirësojnë kontrollet e moshës dhe si do të kufizojnë kontaktin e të huajve me fëmijët e po ashtu si do t’i bëjnë me të sigurta kanalet e tyre e të ndalojnë testimin e produkteve të reja tek të miturit.

Britania e Madhe ka shqyrtuar kufizime më të ashpra për aksesin e fëmijëve në mediat sociale, ndërsa qeveria ka propozuar edhe ndalimin e personave nën 16 vjeç nga platforma të tilla, njëjtë si veproi edhe Australia.

Rregullatori britanik mund t’i gjobisë kompanitë deri në 10% të të ardhurave të tyre globale në rast shkeljesh.

Mbikëqyrësi i privatësisë muajin e kaluar gjobiti Reddit me gati 14.5 milionë paund pasi platforma dështoi të vendoste kontrolle për moshën dhe përpunimin e të dhënave në mënyrë të paligjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!