Britani, identifikohet problemi në sistemin e kontrollit ajror

schedule16:43 - 28 Gusht, 2023

schedule 16:43 - 28 Gusht, 2023

Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror të Mbretërisë së Bashkuar (NATS) kanë “identifikuar dhe korrigjuar” problemin teknik që preku sistemet e kontrollit të trafikut ajror

“Tani po punojmë me linjat ajrore dhe aeroportet për të menaxhuar fluturimet e prekura në mënyrë sa më efikase”, thuhet në deklaratë.

“Inxhinierët tanë do të monitorojnë me kujdes performancën e sistemit ndërsa ne kthehemi drejt funksionimit normal.”

Defekti kishte ndikuar në aftësinë e sistemit për të përpunuar automatikisht planet e fluturimit, që do të thotë se ato duhej të futeshin manualisht nga stafi.

“Prioriteti ynë është gjithmonë të sigurojmë që çdo fluturim në Mbretërinë e Bashkuar të mbetet i sigurt dhe na vjen sinqerisht keq për ndërprerjen që po shkakton kjo”, shtoi NATS.

NATS gjithashtu këshilloi klientët që të vazhdojnë të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për informacione të përditësuara për fluturimet e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!