Një person është vënë në pranga në Londër pasi është i dyshuar për tentativë vrasje ndaj katër këmbësorëve.
Policia u njoftua pas raportimeve se një makinë po udhëtonte në anën e gabuar të rrugës në Shaftesbury Avenue, në Soho, mëngjesin e së mërkurën. Një nga këmbësorët ishte në gjendje kritike, tha policia metropolitane. Drejtuesi i mjetit, një burrë 31 vjeçar, u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia bëri me dije se ky akt nuk ka lidhje me terrorizmin.
Zëvendës Komisioneri i Ndihmës, Stuart Cundy, tha: “Ekspertët po përparojnë me hetimet si pjesë e kësaj çështjeje. Besojmë se i dyshuari ishte i përfshirë në një përleshje në një diskotekë para se të hipte në makinë dhe të kalonte mbi trotuar.” / abcnews.al