Britani, anulimi i fluturimeve i ka kushtuar linjave ajrore 100 milionë paund  

schedule11:27 - 30 Gusht, 2023

schedule 11:27 - 30 Gusht, 2023

Një problem teknik në kontrollin e trafikut ajror që shkaktoi anulimin e mijëra fluturimeve dhe vonesat për në dhe nga Britania të hënën është rregulluar dhe nuk do të ndodhë më, tha sot kreu i Shërbimit Kombëtar të Trafikut Ajror të Britanisë (NATS).

Mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar jashtë shtetit pasi 1500 fluturime u anuluan të hënën, ndërsa anulimet vazhduan edhe për të martën. Ryanair kritikoi NATS se nuk kishte një sistem rezervë. Linjat ajrore tani po përpiqen të ndihmojnë udhëtarët.

Rolf shtoi se NATS po përpiqet të ndihmojë linjat ajrore.

Kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Willie Walsh, tha se kostoja e këtij problemi për linjat ajrore ka të ngjarë të arrijë në rreth 100 milionë paund.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!