Britani: Aktivistët protesta kundër monarkisë brenda Pallatit Buckingham!

schedule13:28 - 24 Shtator, 2023

schedule 13:28 - 24 Shtator, 2023

Një grup aktivistësh kundër monarkisë organizuan një demonstratë kundër monarkisë brenda Pallatit Buckingham në kryeqytetin e Britanisë.

Mediat e huaja shkruajnë se, organizata më e madhe antimonarkike e Britanisë, e cila u përfshi në protesta majin e kaluar gjatë kurorëzimit të mbretit Charles III, ishte “e para” protesta e tillë brenda Pallatit Buckingham.

Aktivistët erdhën nga pjesë të ndryshme të vendit dhe vizituan pallatin si turistë, përpara se të mbërrinin në Sallën e Madhe, ku u rreshtuan në mënyrë që shkronjat në bluzat e tyre të formonin frazën “Jo mbreti im”.

Gjashtë nga aktivistët kundër monarkisë u arrestuan për pak kohë nga siguria përpara se të shoqëroheshin në hyrje të Pallatit Buckingham.

Organizatorët e protestës e përshkruan atë si një “deklaratë fantastike qëllimi, me qytetarët që qëndrojnë brenda shtëpisë së monarkisë dhe deklarojnë kundërshtimin e tyre ndaj pushtetit të trashëguar”.

Graham Smith, kreu i Republikës, në një deklaratë e quajti mbretin Charles III “një monark të paprekshëm”, “i cili nuk mund të kritikohet dhe që nuk gëzon respektin që mbronte monarkinë ndërsa nëna e tij ishte në fron.

Republika do të vazhdojë të protestojë kundër monarkisë në të gjithë Britaninë dhe protesta e radhës është caktuar për hapjen e parlamentit më 7 nëntor”, shtoi Smith./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!