Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britani, 64-vjeçari akuzohet për bashkëpunim me shërbimet sekrete ruse

schedule19:17 - 23 Maj, 2024

schedule 19:17 - 23 Maj, 2024

Një 64-vjeçar në Britani është akuzuar për bashkëpunim me shërbimet e Inteligjencës ruse. Bëhet fjalë për Howard Michael Phillips i cili u arrestua më 16 maj në qendër të Londrës.

Disa raste të spiunazhit të dyshuar që përfshijnë Moskën kanë dalë në dritë muajt e fundit në Britani.

Akuzat u ngritën në fund të marsit kundër pesë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Ata u deklaruan të pafajshëm.



Në fund të prillit, një britanik 20-vjeçar u akuzua në bazë të Aktit të Sigurisë Kombëtare pasi ai u akuzua për organizimin e sulmeve kundër “bizneseve të lidhura me Ukrainën”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!