Britani, 1 milion e gjysmë firmat e peticionit kundër mbylljes së parlamentit

schedule22:00 - 29 Gusht, 2019

schedule 22:00 - 29 Gusht, 2019

Ka kaluar kuotën e 1 milion e gjysmë numri i firmave për peticionin që i kërkon qeverisë britanike të mos pezullojë Parlamentin pak javë përpara skadimit të afatit të Breksit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike. Mbledhja e firmave nisi ditën e mërkurë, kur kryeministri Boris Xhonson bëri publik planin e tij, që pak orë më vonë u miratua edhe nga mbretëresha, por u kontestua nga opozita britanike. Kryetari i laburistëve, Xheremi Korbin deklaroi sërish ditën e enjte se periudha e mbetur nga 3 deri më 9 shtator, kur Parlamenti do të shpërbëhet, duhet të shfrytëzohet për miratimin e një ligji që parandalon daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. “Do të përpiqemi ta parandalojmë përmes një procesi parlamentar daljen pa një marrëveshje dhe po ashtu mbylljen e Parlamentit në këtë periudhë të shkurtër, por vendimtare”, deklaroi Korbin. /ABC News Albania 24/7