Briken Calja nuk befason në stilin e shkëputjes, kinezi vendos rekord olimpik

schedule13:38 - 28 Korrik, 2021

schedule 13:38 - 28 Korrik, 2021

Sot ishte radha e Briken Caljes për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios. Peshëngritësi nga Elbasani garoi në stilin e shkëputjes.

31-vjeçari e mbylli garën me 151 kg, duke mbetur jashtë treshes së parë në këtë stil. Calja dështoi në provën e parë, duke mos ngritur peshën 151 kg.

Në rastin e dytë ia doli me sukses në 151 kg, teksa në provën e tretë provoi 155 kg. Tentativë e pasuksesshme dhe Calja e mbylli në vend të shtatë.

Shkëlqeu kinezi Shi Zhiyong, i cili ngriti 166 kg në stilin e shkëputjes, duke vendosur rekord olimpik, teksa për 2 kg më shumë do të vendoste rekord botëror. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!