Brigitte Macron punëson 7 persona për të lexuar letrat që i dërgojnë

schedule14:01 - 20 Korrik, 2019

schedule 14:01 - 20 Korrik, 2019

 

Janë shtatë të punësuarit për të lexuar letrat që vijnë në adresë të zonjës së parë të Francës Brizhit Macron. Ndërsa shpenzimet fikse të saj shkojnë deri në 280 mijë euro në vit. por gjithësesi paraardhëset e saj shpenzonin më shumë.

Brizhit Macron ka marrë 19 500 letra në vitin 2018, pas 13 mijë letrash në vitin 2017. Dhe për të lexuar të gjitha letrat që i dërgohen asaj në Elize punojnë shtatë persona të cilët duhet të menaxhojnë korrespondencën. Por kjo është vetëm maja e Ajsbergut e një serie të gjatë akuzash për shpenzimet e Zonjës së parë të Francës.

Në Paris ish mësuesja mund të mbështetet dhe te katër bashkëpunëtorë fiks që në vitin 2018 kushtuan në total 279.144 euro.

Këtij shpenzimi fiks i shtohen dhe të tjera, si grimierja e presidencës e cila paguhet 5200 euro në muaj, por ajo nuk merret vetëm me Briggit Macron. Nga raporti i shpenzimeve del gjithashtu se Zonja e Parë ka në përdorim një zyrë prej gjashtë dhomash në një nga hotelet më në zë të Parisit. Por këtyre shpenzimeve i shtohen dhe të tjera të cilat ajo nuk i paguan vetë si udhëtimet apo masat e sigurisë.

Por në krahasim me paraardhëset e saj, bashkëshortja e Macron duket më e kujdesshme për financat publike. Bernadet Shirak kishte 21 persona në shërbimin e saj, mes të cilëve një këshilltar teknik, katër sekretare dhe dy shoferë me një kosto prej 80 mijë eurosh në muaj.

Valeri Trivelieë, ish partnerja e Fransua Holond, e cila qëndroi në Elize në periudhën 2012 – 2014, kishte pesë bashkëpunëtorë me një kosto prej 236.904 në vit. Ndërsa Karla Bruni, zonjë e parë në periudhën 2008 – 2012, kishte tetë bashkëpunëtorë të cilët i kushtonin 437.376 në vit.

Gjithnjë sipas raportit zyrtar të shpenzimeve, në vitin 2018, Elize ka shpenzuar 5.6 milion euro më shumë se parashikimet, me një total prej 108.8 milion eurosh.

Një gropë e mbushur me rezervat e brendshme të presidencës. Emanuel dhe Brizhit Makron ndër të tjera kanë rimbursuar 5.403 euro të shpenzuara për udhëtimet e tyre personale me anë të flutirmeve shtetërore.

Ndërsa pushimet e tyre iu kanë kushtuar taksapaguesve francezë më shumë se 100 mijë euro./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!