Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në një deklaratë pas takimit me presidenten e KE, Von Der Leyen tha se ekziston një “mundësi e madhe” që Mbretëria e Bashkuar të dështojë në arritjen e një marrëveshje tregtare me BE pas Brexit.
Jonson tha se është koha që sipërmarrjet dhe njerëzit të përgatiten për një rezultat pa marrëveshje.
Bisedimet vazhdojnë ende mes palëve, por kryeministri paralajmëroi se ekziston mundësia për të mos siguruar një marrëveshje..
Javët e bisedimeve intensive midis zyrtarëve nuk kanë arritur të kapërcejnë pengesat në fushat kryesore, duke përfshirë rregullat e konkurrencës dhe të drejtat e peshkimit./abcnews.al