BREXIT/ Pezullohen bisedimet për shkak të një rasti COVID-19

schedule08:41 - 20 Nëntor, 2020

schedule 08:41 - 20 Nëntor, 2020

Bisedimet postBrexit midis  Michel Barnier dhe homologut të tij britanik, David Frost, u pezulluan dje për shkak të një rasti me COVID-19 në ekipin europian.

“Një nga negociatorët në ekipin tim rezultoi pozitiv me COVID-19.  Së bashku me David Frostin, vendosëm të pezullonim negociatat për një periudhë të shkurtër”, shkroi Barnier në Twitter.

“Shëndeti i ekipeve tona është parësor “, postoi Lord Frost në Twitter, ndërsa falënderoi Komisionin Europian “për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të menjëhershme”.

“Ekipet do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje të plotë me rregullat”, shtoi ai.

Aktualisht,  do të vazhdojnë vetëm takimet që mund të mbahen nga video-konferenca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!