“Brexit Parti” triumfon në Britani

schedule10:15 / 27/05/2019

Partia e re e Faraxh “Brexit Parti” ka fituar në Britaninë e Madhe me 32 për qind të votave, ndërsa konservatorët e Mej regjistruan një rekord negative duke u ndalur vetëm në 8 për qind të votave.

Propozuan referendumin, atë që në vitin 2016, vulosi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për tu larguar nga Evropa. Dhe pas paradoksit të prezantimit n ë zgjedhjet për rinovimin e parlamentit evropian – ndërkohë që promovonin largimin – Brexit Party e Faraxh përfaqëson valën e madhe të sovranistëve në këto zgjedhje parlamentare evropiane. Njëkohësisht konfirmon katastrofën e konservatorëve të kryeministres së dorëhequr Tereza Mej. Partia e Faraxh numëron 32% të votave, ndërsa konservatorët shënojnë një rekord negative prej 8%. Laburistët e Xheremi Korbin ndalojnë në 15 për qind, duke u lënë prapa nga pro evropianët Libdem me 20% të votave.

Rezultatet kanë mbërritur pas mbylljes së të gjitha kutive të votimit në vendet e Bashkimit Evropian, dhe pse në Mbretërinë e Bashkuar u votua në 23 maj. Pjesëmarrja në votime ishte më e ulët se ajo në zgjedhjet vendore, rreth 37 për qind.

Ky rezultat do të kushtëzojë në javët e ardhshme dhe garën për pasardhësin e Tereza Mej në drejtimin e partisë konservatorë dhe në qeveri./ABC News Albania 24/7

schedule10:15 / 27/05/2019