Debutimi i Ralf Rangnick si trajner i Manchester United mund të zgjasë disa ditë. Siç raportojnë media të ndryshme angleze dhe gjermane, marrëveshja mes trajnerit gjerman dhe klubit anglez ka përfunduar. Megjithatë, agjencia e lajmeve ‘SID’ siguron se Brexit po përbën problem për njoftimin zyrtar që do të bëhet.
Kërkesat e vendosura nga Brexit për të huajt që shkojnë për të punuar në Angli po vonojnë përgatitjen e dokumenteve për lejen e punës që i duhet Rangnick për të marrë drejtimin e Manchester United.
Rangnick pritet të jetë si trajner i United deri në fund të sezonit dhe më pas si drejtor sportiv për dy vite të tjera. /abcnews.al