Brexit, nesër nënshkruhet marrëveshja tregtare mes BE dhe Britanisë

schedule17:27 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 17:27 - 29 Dhjetor, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Charles Michel do të nënshkruajnë marrëveshjen tregtare që arritën me Londrën nesër në mëngjes.

Ceremonia e nënshkrimit është planifikuar për në orën 9.30 në Bruksel. Marrëveshja pritet gjithashtu të nënshkruhet në Londër nga Kryeministri Britanik Boris Johnson.

Ndryshime të mëdha  vijnë nga 1 janari 2021 në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian, pasi më 31 dhjetor 2020 përfundon periudha kalimtare e vendosur nga Marrëveshja e Brexit në fillim të vitit 2020.

Në parim Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit (TCA) e 24 dhjetorit, të dhëna të reja pritet të bëhen me dije, pasi Britania del nga Tregu i Vetëm dhe Bashkimi Doganor i BE, veçanërisht në tregti, doganat, transporti rrugor, procedurat doganore dhe kontrollet kufitare, personat dhe mallrat, si dhe çështjet tatimore, shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!