Brexit, Mbretëresha firmos ligjin: Ndalohet largimi nga BE pa marrëveshje

schedule20:30 - 9 Shtator, 2019

schedule 20:30 - 9 Shtator, 2019

Mbretëresha Elizabeth ka firmosur ligjin që i ndalon qeverisë britanike të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje. Ligji ishte promovuar nga fronti kundër linjës së kryeministrit Boris Xhonson, i cili kërkon ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Unioni me çdo kusht. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, që i referohen një konfirmimi të Dhomës së Lordëve. Ligji, që synon t’i imponojë kryeministrit kërkesën kërkesën për një shtyrje të daljes nga BE-ja përtej 31 tetorit në rast se nuk arrihet një marrëveshje me Brukselin, ka hyrë tashmë në fuqi. Por në një reagim, zyra e kryeministrit ka deklaruar se ai do ta çojë deri në fund procesin e Breksit. “Kryeministri është shumë i qartë kur thotë se do ta nxjerrë vendin nga BE-ja më 31 tetor. Ai nuk do të shkaktojë më vonesa të panevojshme”, thuhet në një deklaratë. /ABC news Albania 24/7