Brexit, May heq taksën për rezidentët europianë

schedule23:31 - 21 Janar, 2019

schedule 23:31 - 21 Janar, 2019

Kryeministrja britanike Theresa May ka bërë lëvizjen e parë për promovimin e planit “B”, për daljen nga BE-ja. Për të siguruar mbështetjen e Brukselit, Mej ka hequr taksën për qytetarët europianë, që do të duan të qëndrojnë në Britani pas Brexit.

Kryeministrja britanike Theresa May ka ka hequr taksën prej 65 paundësh që miliona qytetarë të BE-së do të paguanin për të vijuar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar pas daljes nga Unioni. Lëvizja vjen pas një fjalimi të mbajtur nga kryetarja e qeverisë përpara ligjvënësve, mbi mënyrën se si ajo planifikon t’i rikthejë ata në tryezën për marrëveshjen e Brexit.

Mej deklaroi se do të zhvillojë bisedime të mëtejshme edhe me klasën politike të Irlandës së Veriut në lidhje me çështjen e kufirit dhe më pas përfundimet do të kthehen për diskutim në Bruksel. Ligjvënësit do të votojnë për propozimet e reja të martën e ardhshme, pasi plani origjinal i kryeministres u rrëzua të martën e kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve me një rekord votash kundër.

Miliona qytetarëve europianë do t’u duhet të aplikojnë për lejen e qëndrimit për të vijuar jetesën në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit. Aplikantët duhet të kenë jetuar në Britani për të paktën 5 vjet dhe deri dje do t’u duhej të paguanin 65 paundë secili.

Leja e qëndrimit u jep atyre të njëjtin akses në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor pasi Britania të largohet përfundimisht nga Unioni 29 marsin e ardhshëm. Qeveria britanike nisi këtë të hënë një projekt pilot për ata që do të duan të aplikojnë. Zonja May saktësoi se kushdo që do ta ndërmarrë këtë hap do të rimbursohet, një njoftim që u mirëprit nga lideri i opozitës JeremyCorbyn./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!