Brexit, kryenegociatori i BE Të përgatitemi për një dalje të Britanisë pa marrëveshje

schedule13:15 - 26 Korrik, 2019

schedule 13:15 - 26 Korrik, 2019

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Mishel Barnier u shpreh se të gjithë duhet të jenë gati për një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje. Ai u bëri apel 27 vendeve anëtare që të qëndrojnë të bashkuar në bisedimet e ardhshme me Londrën.

Një apel për 27 vendet anëtare, një ‘jo’ e prerë për ridiskutimin e pikave të ndalimit në Irlandë, që është e papranueshme dhe një paralajmërim për tu përgatitur për mungesën e një marrëveshjeje. Është ky thelbi i letrës që kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Mishel Barnier, i ka dërguar qeverive të 27 vendeve anëtare pas deklaratave të Boris Xhohnson. Sipas Barnier, përjashtimi i pikave të ndalimit nga marrëveshja për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi europian, është e papranueshme dhe nuk është pjesë e mandatit të Këshillit Europian. Ai u shpreh se do të analizojë çdo propozim të Mbretërisë së Bashkuar që do të jetë në përputhje me marrëveshjen aktuale. Por duke iu referuar qëndrimittë mbajtur nga kryeministri i ri britanik në fjalimin e tij të parë para parlamentit, Barnier theksoi se duhej një përgatitje për një marrëveshje pa Brexit. Edhe pse ai tha se kjo e fundit nuk do të ishte asnjëgerë një zgjedhje e Bashkimit europian port ë gjithë duhet të jenë gati për çdo skenar. Ajo që është e rëndësishme është të qëndrojmë të qetë dhe të bashkuar si dhe të ruajmë principet europiane në bisedimet me Mbretërinë e Bashkuar, përfundoi ai. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!