Brexit, Kryeministrja Britanike May letër të hapur qytetarëve europianë

schedule11:37 - 19 Tetor, 2017

schedule 11:37 - 19 Tetor, 2017

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej, me një letër të hapur i ka kërkuar qytetarëve europianë që të qëndrojnë në vend duke i premtuar se të drejtat e atyre që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë një prioritet i saj

Qytetarët europianë të cilët jetojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar mund të qëndrojnë në vend dhe pas Brexit. është ky premtimi i bërë nga kryeministrja britanike Theresa May, në një letër të hapur drejtuar tre milionë europianëve që jetojnë në Mbretëri/ Ajo gjithashtu shton se do të mbrojë të drejtat e tyre të rezidencës duke shpjeguar se negociatat me Brukselin për këtë temë vijojnë dhe marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Ajo theksoi se të drejtat e qytetarëvejanë një prioritet i saj

May në prag të këshillit europian ku do të flasë dhe për Brexit tha se dhe kolegët e saj kanë të njëjtin objektiv, mbrojtjen e qytetarëve europianë që jetojnë në britaninë e madhe dhe të britanikëve që jetojnë në BE.

Kryeministrja britanike tha se qytetarët europianë që jetojnë në mbretërinë e bashkuar i kanë dhënë një kontribut të madh vendit dhe të gjithë ata që jetojnë ligjërisht në vend mund të qëndrojnë dhe pas Brexit

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!