BREXIT, Johnson në Paris, Macron i “pret hovin”: Pika kufitare mes dy Irlandave e domosdoshme

schedule17:55 - 22 Gusht, 2019

schedule 17:55 - 22 Gusht, 2019

Nuk ka shkuar sipas pritshmërive vizita e kryeministrit britanik Boris Xhonson në Paris. Në takimin me presidentin Emanuel Makron, ky i fundit ka mbështetur pa asnjë lëkundje çështjen e kufirit irlandez dhe ka deklaruar se çdo marrëveshje e re që mund të arrihet mes palëve nuk do të ndryshojë shumë nga ajo ekzistuese.

Vizita e kryeministrit britanik Boris Johnson në Paris, ku u takua me presidentin Emanuel Macron për të diskutuar mbi Brexit, nuk shkoi sipas pritshmërive.

Sipas mediave britanike, gjatë takimit kreu i shtetit francez deklaroi se vullneti i qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE duhet respektuar.

Por ai shtoi se pika kufitare mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut është e “domosdoshme” për të ruajtur stabilitetin politik dhe tregun e përbashkët europian.

Pika kufitare e propozuar nga BE dhe e kundërshtuar nga zoti Johnson synon të parandalojë krijimin e një kufiri fizik në ishullin e Irlandës pas Brexit. Nga ana e tij, Johnson tha se me energji dhe kreativitet, palët mund të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

Sipas BBC, shtrëngimi i duarve mes kryeministrit dhe presidentit ishte i gjatë dhe i ngrohtë, por në fund ishin fjalët ato që patën rëndësi.

Macron sqaroi se, ndërsa është përshkruar si “djaloshi agresiv” i Bashkimit Europian, ai thjesht po tregohet i qartë për qëndrimin e tij. Ai e cilësoi pikën kufitare si një “garanci të domosdoshme për stabilitetin në Irlandë” dhe një mjet për të mbrojtur integritetin e tregut unik europian.

Gjatë bisedimeve, shefi i pallatit Elize nuk e materializoi qëndrimin e tij se marrëveshja e Brexit është e panegociueshme, por nënvizoi se çdo akord që dy palët mund të arrijnë në muajit e ardhshëm nuk do të jetë shumë ndryshe nga ai ekzistues.

Ai kërkoi më shumë qartësi nga pala britanike për propozimet alternative që ajo do të bëjë në këtë drejtim.

Nga ana e tij, zoti Johnson e vuri theksin tek dëshira e tij për arritjen e një marrëveshjeje me BE-në, por shtoi se është jetike që Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Unioni më 31 tetor. Ai tha gjithashtu se në asnjë rrethanë Londra do të vendosë kontrolle në kufirin Irlandë-Britani.

Dy liderët konsumuan një drekë së bashku, pinë kafe dhe shëtitën në lulishtet e pallatit Elize, derisa Johnson i hipi avionit për t’u kthyer në shtëpi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!