Një breshkë shkaktoi kaos për disa minuta në një aeroport në Tokio. Breshka vonoi pesë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar Narita, pasi u vu re nga një pilot pak para se aeroplani i tij të ngrihej.
Punonjësit e larguan breshkën me ndihmën e një rrjete dhe kontrolluan rreth 4 mijë metra katrorë për ndonjë tjetër, duke bërë që pesë fluturime të shtyheshin për 15 minuta.
Një prej linjave ajrore, All-Nippon Airways tha: “Në Hawaii, breshkat e detit shihen se sjellin fat të mirë, dhe ne shpresojmë që kjo breshkë që erdhi sinjalizon një të ardhme të ndritur.” /abcnews.al