Fermereve e banorëve të ersekës as nuk u kishe shkuar ndërmend që në këto ditë përvëluese të qershorit do ia behte një stuhi breshri që do u shkatërronte cdo të mbjellë.
Stuhia që zgjati mbi 1 orë la pas dëme të mëdha veçanërisht në fshtrat Rehovë, Gjonç, Selenice e Prodan.
Perimet e drithi u rrafshuan ndërsa dëme pati edhe në vreshta e pemë të ndryshme frutore.
Fermerët thonë se asnjë ndërhyrje e tyre nuk mund të rikuperojë pasojat.
Për shkak të klimës thonë se është e vështirë që në këtë kohë mund të mbillen serish perime apo kultura të tjera.
Përveç bujqësisë stuhia e breshrit shkaktoi dëme edhe në rrugët e fshatrave.
Përfaqësues së drejtorisë së bujqësisë shkuan në fshatrat e prekura për të evidentuar pasojat ndërsa fermerët shpresojnë që institucionet t`ju vijnë në ndihmë përmes dëmshpërblimeve./abcnews.al