Brenda trurit të Putinit, çfarë mendon “Cari i Kremlinit”

schedule10:31 - 22 Mars, 2022

schedule 10:31 - 22 Mars, 2022

Mjeshtri i spiunazhit, gjenerali James Clapper, i cili mbikëqyri CIA-n, FBI-në, NSA-në dhe shërbeu si një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit Barack Obama, ka dhënë disa njohuri se si mund të kuptojmë gjendjen shpirtërore të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan BBC

“Putini ka qenë kryesisht i izoluar, veçanërisht në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë. Përveç kësaj ai nuk ka shumë njerëz rreth vetes që i beson dhe sigurisht diçka e tillë e bën më të vështirë mbledhjen e informacioneve,”, tha ai për programin Today të BBC Radio 4.

Lexo KËTU të gjitha zhvillimet

Oficerët e inteligjencës do të shqyrtojnë imazhet dhe fjalimet e Putin për të kuptuar se si funksionon mendja e Putinit dhe si është gjendja aktuale shpirtërore e presidentit. Putini ka bërë shumë gjëra që nuk përputhen me “sjelljen e tij të ftohtë, pragmatik”, tha ai.

I pyetur nëse ai është racional, ai tha se po.

Sjellja e tij ka ndryshuar shumë gjatë kohëve të fundit por ai është shumë racional. Po flasim për një njeri, i cili  është gati të aktivizojë arsenalin më të madh bërthamor”.

A po paguajmë çmimin për gabimet e bëra në të kaluarën, duke mos vepruar si në rastin kur Putin aneksoi Kriminë apo kur u përdorën armët kimike në Siri?

Presidenti i SHBA-së Biden ishte nënkryetar në kohën e këtyre ngjarjeve. Nëse këto ngjarje do të ndodhnin sot, do të tregohej shumë i matur në deklaratat e tij publike, tha Clapper.

/abcnews.al