Raundi i 3 i bisedimeve Rusi-Ukrainë ka nisur, ndërkohë që pala e Vladimir Putin ka bërë publike tre kushtet e panegocieshme për pushimin e luftës.
Siç shihet në këtë foto janë të dyja delegacionet.
Vendndodhja për këtë takim nuk është bërë i ditur. Raundi i parë i bisedimeve, u bë më 28 shkurt, ndërsa i dyti më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi.
Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së jashtme ruse. Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.
/abcnews.al