Brenda strehës sekrete të Vladimir Putin në Detin e Zi

schedule11:21 - 19 Maj, 2023

schedule 11:21 - 19 Maj, 2023

Jo shumë larg nga Krimea, është vendpushimi Gelendzhik.  Atje, në brigjet e Detit të Zi, një kompleks prej gati 60,000 metrash katrorë dhe me vlerë miliarda dollarë është ndërtuar për Vladimir Putin.

Brenda pallatit luksoz ka një pishinë, spa, sauna, bare, teatër, kinema, bodrum vere, shesh patinazhi, madje edhe një pikë karburanti dhe sigurisht një kishë.

Por 50 metra nën tokë ka një bunker me fortifikime të frikshme dhe tunele që mund të mbrojnë Presidentin e Rusisë, si dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në rast krize.

Putini dhe “mysafirët” e tij mund të mbijetojnë në bunker për javë të tëra pasi ka qasje në ujë, ushqim, ajrim dhe sigurisht energji përmes një sistemi kabllor labirint të mbrojtur nga betoni.

Siç tha inxhinieri Tadeusz Gabryzewski për Business Insider, i cili gjithashtu publikoi të dhënat përkatëse, “ndërtimi ka të gjitha llojet e sigurisë. Është një strehë që dikush mund ta përdorë për të mbijetuar por edhe për të shpëtuar”, raporton abcnews.al.

Në tunele ka ashensore dhe janë afërsisht 40 dhe 60 metra të gjatë, ndërsa gjerësia e tyre është 6 metra. Sipërfaqja e nëndheshme ka një sipërfaqe prej gati 2000 m2.

Inxhinieri që analizoi planet e ndërtimit për “Business Insider”, theksoi se nëse objekti mund të përballojë apo jo një shpërthim bërthamor varet nga betoni dhe materialet që janë përdorur.

Analistët theksojnë gjithashtu rëndësinë e vendndodhjes ku është ndërtuar streha. Është një vend mijëra milje larg Moskës dhe disa besojnë se kjo zgjedhje mund të jetë bërë për të mbrojtur Vladimir Putinin nga një kryengritje e mundshme e brendshme.

Siç thonë ata, Vladimir Putin po krijon një rrjet objektesh sa më larg qendrës, nga Moska. Një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, Michael C. Kimmage, vlerëson se Putini është shumë i shqetësuar nëse ai është lideri absolut i Rusisë.

“Duke ditur se legjitimiteti i tij nuk garantohet plotësisht nga zgjedhjet, ai do të kërkojë të maksimizojë sigurinë e tij personale përmes një kompleksi rezidencash private të mbrojtura mire, tha ai duke shtuar: “Ne duhet ta shohim këtë si pjesë të një konfrontimi të gjatë me Perëndimin që shënoi 13 apo 14 vitet e fundit të jetës së Putinit”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!