Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Brenda një minuti i humba të gjitha”, si ndryshoi jeta e të resë ukrainase

schedule09:16 - 9 Mars, 2022

schedule 09:16 - 9 Mars, 2022

Margo, është një vajzë e re jeton në Mykolaiv, një qytet në Ukrainën jugore pranë Detit të Zi në lumin Ingul. Është një nga portet e rëndësishme të vendit dhe kryeqyteti i rajonit me një popullsi prej 439.915 banorësh .

Që nga dita kur ushtria ruse i pushtoi, burrat janë lënë mbrojnë shtëpitë e tyre dhe gratë dhe fëmijët janë strehuar, duke shpresuar të kthehen kur të ketë mbaruar.

Margo deri dje jetonte si të gjitha të rejat e moshës së saj. Ajo punonte si grimere, kishte të ardhurat e saj, mund të udhëtonte, të dilte me miqtë dhe të argëtohej.



Fotot dhe rrëfimet e saj në Instagram ishin plot me imazhe të lumtura dhe foto nga puna e saj. E gjithë kjo deri në ditën kur vendi u pushtua nga pushtuesit rusë, brenda 24 orëve gjithçka ndryshoi dhe Margo u detyrua ta zbulonte në mënyrën më të vështirë.

Përpara se të merrte vendimin e madh për t’u larguar nga Mykolaiv, pasi u informua se një bombardim masiv ishte i pashmangshëm, ajo u përpoq të kthehej në shtëpinë e saj për të parë nëse gjithçka ishte në rregull.

Margo mbërriti disa orë më vonë pas një sulmi me raketa shumë afër lagjes së saj. Njëra prej tyre goditi shtëpinë e saj dhe rezultatin mund ta shihni në videon që ajo ka postuar në Instagram. “Brenda një minutë humba shtëpinë dhe makinën time”, dëgjohet duke thënë Margo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!