Pas fitores 1-0 të Juventusit ndaj Lazios në Kupën e Italisë, Gleison Bremer, i cili shënoi golin e vetëm, foli për gabimin që skuadra nuk duhet të bëjë më.
“Ne e dimë që nuk luajtëm mirë në dy ndeshje, por e diskutuam, ajo që ndodh jashtë fushës nuk duhet të ndikojë në lojën tonë. Klubi kujdeset për punët e jashtme, dhe ne kujdesemi për lojën tonë. Juventusi është një ekip i nivelit të lartë, ne do të përpiqemi të fitojmë sa më shumë pikë dhe të shohim se ku do të përfundojmë në ligë. Në fillim të vitit na mungonte diçka, por tani kemi ardhur në vete”, tha braziliani.
Bremer, i cili është kritikuar shumë në ndeshjet e fundit dhe që duket se është rikthyer dje në nivelin e tij, me synimin tani për të arritur stabilitet në kampionat. /G.D abcnews.al/