Bremer e konfirmon: Do largohem nga Torino, dua të luaj në Champions League

schedule11:55 - 18 Qershor, 2022

schedule 11:55 - 18 Qershor, 2022

Ndër lojtarët më të mirë të sezonit të fundit të Serisë A, Gleison Bremer po përgatitet të përjetojë një verë si protagonist edhe jashtë fushës, pasi për të do të ketë një merkato të “nxehtë”.

Mbrojtësi i Torinos, në fakt, prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes së skuadrave të mëdha por jo vetëm, teksa Interi është në “pole-position” për shërbimet e tij.

Në një deklaratë për “ESPN”, Bremer ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku ka konfirmuar se do të largohet nga Torino, ndërsa po shqyrton disa oferta.

 “Teknikut dhe firmës i kisha thënë vitin e kaluar se do të largohesha, ‘Trajneri më tha: Qëndro, ndihmo ekipin. Vitin tjetër do të hidhni hapin tjetër.’ Të gjithë i dinë ambiciet e mia, dua të luaj në Champions League dhe në kombëtare.

Më duhet të arrij një nivel shumë më të lartë. Është çështje kohe, po vlerësoj propozime të ndryshme. Nuk mendoj se do të qëndroj në Torino sezonin e ardhshëm”, fjalët e Bremerit që në fakt përshpejtojnë ndryshimin e afërt të ekipit të tij. /f.a/abcnews.al