Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bregut perëndimor i SHBA-së përfshihet nga flakët, humbin jetën mbi 30 persona

schedule07:59 - 13 Shtator, 2020

schedule 07:59 - 13 Shtator, 2020

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën  në Bregun Perëndimor të SHBA-së, si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë përfshirë këtë rajon.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dhjetëra persona janë zhdukur vetëm në zonën e Oregos. Sipas informacioneve në media flakët e zjarrit kanë përfshirë rajonin e Oregos, Kaliforninë dhe Washingtonin për tre javë, duke djegur miliona hektarë tokë dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Si pasojë e flakëve të zjarrit dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sfiduesi demokrat presidencial Joe Biden një ditë më parë ka thënë se ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim të pashmangshëm, ekzistencial për mënyrën tonë të jetës, dhe akuzoi Presidentin Trump, si një skeptik për klimën dhe mohimin e “këtij realiteti”.

Ndërkohë Trump të hënën pritet që të zhvillojë një vizitë në Kaliforni për të parë nga afër situatën dhe pse paraprakisht në lidhje me këtë gjendje ai ka akuzuar autoritetet për menaxhim të dobët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!