Bregu: Inceneratorët janë një histori politike

schedule21:55 - 18 Nëntor, 2022

schedule 21:55 - 18 Nëntor, 2022

Inceneratorët dhe urdhër-arrestet e SPAK, ishte një tjetër pikë diskutimi në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Gazetari Sokol Bregu deklaroi se pak rëndësi ka sot se kush shkon në burg, pasi tashmë paratë kanë ikur.

Sipas Bregut e gjithë kjo çështje është një luftë politike që po përdoret nga të dy krahët.

Bregu tha se edhe komisioni hetimor që u ngrit u përdor politikisht nga Jorida Tabaku, pasi nuk pati asnjë rezultat.

“Inceneratorët janë një histori politike. U krijua një komision hetimor, të cilin zonja Tabaku më shumë u fokusua te çështjet personale politike, se ku shkuan paratë. Çështja sot është ku shkuan paratë, pak rëndësi ka kush shkon në burg”, tha Bregu.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!