I kërkoi të kthehet në parti, Bregu-komentuesit: Nuk u largova nga PD-ja, më përzunë!

schedule16:28 - 26 Gusht, 2020

schedule 16:28 - 26 Gusht, 2020

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu një ndër figurat më të njohura për kontributin e saj në Partinë Demokratike këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me largimin e saj nga partia.

Bregu në përgjigje të një komentuesi në rrjetet sociale se pse ka ikur nga PD-ja, është përgjigjur se nuk është larguar vetë por e përzunë.

Komentuesi: Aman ktheu në PD se ata që  janë më duken si kryetar koperative.

Bregu: Unë skam ikur. Na përzunë!Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin dhe nga anëtarësia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!