Bregu i Lumit, banorët dhe ish-deputetët, përplasje fizike me policinë

schedule17:43 - 17 Prill, 2019

schedule 17:43 - 17 Prill, 2019

Rikthimi i policisë në zonën e bregut të lumit ka sjellë përplasjen e radhës me banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetë të opozitës që i kanë cilësuar veprimet e policisë të jashtëligjshme.

Aksioni për prishjen e banesave pa leje tek Bregu i Lumit, që preken nga projekti për zgjerimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, ka sjellë përplasjen e radhës mes policisë dhe banorëve. Këta të fundit mbështeteshin nga ish deputetë të opozitës. Klevis Balliu dhe Endrit Braimallari janë konfrontuar fizikisht me forcat e policisë.

Një prej banorëve që preket nga ky projekt është shoqëruar në komisariat për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe më pas është lënë i lirë.

Ish-deputetët Balliu dhe Brahimllari i cilësuan veprimet e policisë si të pa ligjshme.

Në sajë të projektit të ndërtimit të Bulverdati të Ri pritet të prishen edhe 31 banesa të tjera, ndërsa aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!