Bregu: Bashkia Vorë s’ka më buxhet për rindërtimin, banorët po përdoren politikisht

schedule19:39 - 12 Mars, 2021

schedule 19:39 - 12 Mars, 2021

Vojo Bregu, kandidat i LSI për këto zgjedhje ka deklaruar se bashkia e Vorës nuk ka më buxhet për rindërtimin.

Në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun, Bregu u shpreh se në prill bashkia nuk do të ketë më buxhet dhe shumë qytetarë mbeten në rrugë.

LSI ka akuzuar këtë bashki për afera korruptive lidhur me rindërtimin, ndërsa Bregu theksoi se nuk janë thjeshtë pretendime, por kanë edhe fakte.

“Ne nuk kemi pretendime, por janë fakte. Këtu janë bonuset e qirasë në Vorë. Në momentin që flasim nuk është vënë asnjë tullë në bashkinë e Vorës. Bashkia Vorë është totalisht jashtë vëmendjes së qeverisë. Në muajin prill nuk do të ketë më buxhet për bonuse e qirasë. Me mbarimin e zgjedhjeve nuk do të ketë më vend ku të shkojnë. Mbeten në rrugë, nuk kanë ku të shkojnë. E gjitha bëhet për ta përdorur për fushatë elektorale”, tha Bregu.

Ai ka publikuar dokumentin në studio, ku sipas tij shihet se administrata i ka kaluar dëmtimet nga DS1 në DS5 për t’i përdorur qytetarët politikisht.

“Kemi fakte dhe e kemi denoncuar në SPAK. Nuk ka më buxhet në bashki edhe ky që është i sajuar. Do e shikoni që në prill nuk do ketë më buxhet. Punonjësit e bashkisë na informojnë çdo ditë. Aty nuk punohet. Vëmendja është vetëm tek vota për në 25 prill.

Ky është një dokument zyrtar nga një person i dënuar nga gjykata. Kryetari i bashkisë së Vorës ka 5 këshilltarë. Një nga ta është ky personi i dënuar që ka firmosur këtë listë të tillë. Kjo listë ka të bëjë me faktin që nga DS1 kalojnë në DS5. Nuk ka sens të kalosh nga një dëmtim i lehtë në shembje. SPAK duhet të veprojë. Në këtë periudhë prioriteti i SPAK duhet të jetë korrupsioni. SPAK ta shikojë këtë dokumentacion dhe të shikojë se çdo gjë bëhet në funksion të

Aty ka njerëz të afërt të kryetarit. Ka edhe logjikë. Në bashkinë e Vorës nuk bëhet asnjë punë dhe çdo gjë është në funksion të deformim të votës. Ne nuk do ta lejojmë. Duke filluar nga plani për ndryshimin  Vorës është korruptim. Gjëja e parë që do bëhet është anulimi i këtij akti korruptim”, theksoi Bregu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!