Bregdeti i Lukovës me pak pushues: 90% e shezlongëve bosh

schedule17:23 - 17 Korrik, 2022

schedule 17:23 - 17 Korrik, 2022

Në plazhin e Lukovës, ka pak pushues. Rritja e çmimeve të shezlongëve është një prej faktorëve. Siç duket dhe nga pamjet një pjesë e pushuesve për të mos shpenzuar para i kanë marrë çadrat me vete. Ndërsa plazhet private thuajse janë të boshatisur.

Në plazhet private nga 500 lekë që paguheshin vitin e shkuar dy shezlonë e një çadër, këtë verë varjojnë nga 700 deri 1000 lekë.

“Kësaj herë është më ndryshe se vitin e kaluar. Po shoh shumë pak pushues, si këtu dhe në Borsh. 90% e shezlongëve janë bosh. Është mëkat që këtë vend të bukur duhet ta vizitonin dhe njerëz të tjerë”, thotë një pushues.

Një pushuese shqiptare nga Maqedonia që ka marrë çadër me vete, thotë se është e pëlqen shumë Lukovën, por ankohet për mungesën e investimeve.

“Rrugët ishin katastrofë, nuk ka pushues se nuk janë bërë përgatitje”, thotë ajo.

pushuesit kritikojnë problemet në infrastrukturë dhe çmimet e rritura, por vlerësojnë shumë bregdetin, cilësinë e ujit dhe klimën.

“Çmimet janë ngritur. Uji është i veçantë edhe pse kam vizituar shumë vende, Turqi dhe në Amerikë kam qënë po si ky uji nuk ka askund në botë”, thotë një pushuese.

Bregdeti i Lukovës ka disa plazhe të vegjël dhe një të madh me emrin Shpella e Lukovës. Ky plazh ndodhet rreth 25 km larg Sarandës dhe vlerësohet për pastërtinë e ujit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!