Thomas Brdaric u shpall trajneri i vitit 2021 në Abissnet Superiore. Trajneri gjerman fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u rendit në vendin e dytë në kampionat, ndërkohë që humbi finalen e Superkupës me rivalin Edi Martini.
Ky i fundit nuk ka bërë polemika, por nuk mund të rrinte pa u kujtuar të gjithave që vjet e fitoi titullin kampion dhe të gjithë trajnerët ishin pas tij për ta rrëzuar.
Asnjë nuk ia doli, por në fund nuk u shpall ai trajneri i vitit. Në Instagram ai ka postuar një foto domethënëse, pa e shoqëruar me ndonjë koment. / abcnews.al