Brazili ultimatum Elon Musk të mbyllë X brenda 24 orëve

schedule08:59 - 29 Gusht, 2024

schedule 08:59 - 29 Gusht, 2024

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexander de Moraes, ka kërcënuar se do të ndalojë funksionimin e platformës X nëse pronari i saj, miliarderi Elon Musk, nuk specifikon se kush është përfaqësuesi ligjor i kompanisë në Brazil brenda 24 orëve.

Ky është një tjetër kapitull në betejën midis Moraes dhe Musk që ka vazhduar prej muajsh.

Në fillim të këtij muaji, Platforma X tha se po tërhiqte të gjithë stafin e mbetur në Brazil, duke thënë se Moraes kishte kërcënuar përfaqësuesin ligjor të kompanisë në vend me arrestim.

/abcnews.al