Sistemi shëndetësor në Brazil ndodhet në gjendje të vështirë, ndërsa numri i rasteve dhe i viktimave nga koronavirusi vijon të jetë i lartë.
Vetëm në 24 orët e fundit Brazili ka regjistruar 2,966 viktima nga Covid-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjithashtu janë shënuar 77, 359 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Amerika e Jugut regjistroi 411,588 viktima dhe 14, 86 milion të prekur me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë .
/abcnews.al/