Brazili “pushtohet” nga zjarret, raportohet për viktima

schedule10:51 - 25 Gusht, 2024

schedule 10:51 - 25 Gusht, 2024

Kabineti qeveritar në Brazil ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për të koordinuar masat që duhen ndërmarrë për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret që kanë përfshirë më shumë se 30 qytete braziliane.

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve, teksa është ndërprerë qarkullimi në dhjetëra autostrada për shkak të flakëve. Kryeqyteti i Sao Paolos gjithashtu është rrethuar nga një re e madhe tymi.

Temperaturat e larta, lagështia e ulët dhe erërat e forta kanë ndikuar që flakët të përhapen me shpejtësi, teksa vendi po përballet me një mungesë reshjesh të theksuar.

Brazili është përballur me zjarre të mëdha në Pantanal dhe përmbytjet në shtetin e Rio Grande do Sul. Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të zbatojnë urdhrat e evakuimin kur ato do të jenë të nevojshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!