Brazili preket nga thatësira më e madhe në 75 vitet e fundit

schedule08:10 - 2 Shtator, 2024

schedule 08:10 - 2 Shtator, 2024

Brazili po vuan nga thatësira më e rëndë në historinë e tij të viteve të fundit, me më shumë se një të tretën e territorit të vendit, ku mbi tre milionë kilometra katrorë, janë prekur nga thatësira ekstreme.

Qendra Kombëtare për Monitorimin e Fatkeqësive Natyrore (CEMADEN), tha se ishte thatësira më e rëndë që nga fillimi i matjeve sistematike, në vitin 1950.

“Që nga fillimi i monitorimit, ne nuk kemi përjetuar kurrë një thatësirë kaq të gjerë dhe intensive si kjo”, tha shkencëtarja Ana Paula Cunha nga CEMADEN.

“Më parë, vetëm rajone të izoluara vuanin nga ciklet e thatësirës, por këtë herë është një fenomen i përgjithshëm. Ky është një problem madhor me të cilin po përballet vendi”, shtoi ajo.

Në veri të vendit, disa qytete janë shkëputur nga bota e jashtme për shkak se lumenjtë nuk janë të lundrueshëm për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Përveç kësaj, prodhimi i energjisë përmes hidrocentraleve është në rrezik.

Në disa rajone të vendit të Amerikës së Jugut janë ndezur edhe zjarret duke sjellë probleme në frymëmarrje për banorët.

Sipas vlerësimeve shkencore, shkaku i thatësirës së madhe është një kombinim i faktorëve të ndryshëm.

Dukuria e motit ”El Ninjo” po bën që në Brazil të rriten temperaturat dhe të zvogëlohen reshjet, veçanërisht në veri.

Bllokimi atmosferik nga zonat stacionare me presion të lartë po pengon gjithashtu kalimin e fronteve të ftohta që mund të sjellin shi.

Ngrohja e Atlantikut tropikal verior zgjat më tej periudhën e thatësirës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!