Brazili ngre alarmin: Shpyllëzimi në Amazon rrezikon rritjen e temperaturave

schedule14:04 - 1 Tetor, 2021

schedule 14:04 - 1 Tetor, 2021

Ndërsa shpyllëzimi në Amazon vazhdon të shënojë rritje, rreth 12 milionë brazilianë rrezikojnë të vuajnë nga nxehtësia ekstreme deri në vitin 2100, gjë që mund të ketë pasoja serioze shëndetësore, sipas një studimi të fundit.

“Shpyllëzimi në Amazon për shkak të ndryshimeve klimatike do të rrisë rrezikun e ekspozimit ndaj nxehtësisë ekstreme,” ka paralajmëruar Focruz nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Universiteti Sao Paolo.

Sipas modeleve të parashikimit të studiuesve, në vitin 2100 vlerësohet se temperatura në pjesën veriore të Brazilit do të rritet me 7.5 deri në 11.5 gradë Celsius në krahasim me temperaturat aktuale.

“Rreth 12 milionë njerëz në pjesën veriore të Brazilit do të jenë të rrezikuar nga rritja e temperaturave ,” shpjegon studimi. “Stresi termik” mund të shkaktojë “probleme mendore, dehidratim dhe në raste më të rënda të kërcënojnë funksionet themelore të trupit të njeriut dhe mund të shkaktojë vdekjen.”

Sipas studiuesve, shpyllëzimi i Amazonës do të kërcënojë mbijetesën njerëzore. “Nëse shpyllëzimi vazhdon me ritmin aktual, do të ketë një ndikim dramatik në kulturë,” tha Paulo Nobre, një studiues i INPE.

Shpyllëzimi i Amazonës është përshpejtuar shumë që nga janari 2019, nën presidencën e ekstremit të djathtë Zaire Bolsonaro. Nga gushti 2020 deri në korrik 2021, 8,712 kilometra katrorë pyje u shkatërruan.

Përveç rreziqeve për shëndetin, studiuesit shpjegojnë se kushtet socio-ekonomike të banorëve që jetojnë në pjesën veriore të Brazilit, i cili është një nga rajonet më të varfra të vendit, mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke shkaktuar “migrim masiv”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!