Brazili ndërton statujën e re gjigande të Krishtit, më e gjatë se e Rios

schedule16:47 - 11 Prill, 2021

schedule 16:47 - 11 Prill, 2021

Një statujë gjigande e re e Krishtit që po ndërtohet në jug të Brazilit do të ngrihet edhe më lart se statuja ikonike që ndodhet në Rio de Janeiro.

Një kokë dhe krahët e shtrirë ju shtuan këtë javë statujës, e cila është në ndërtim që nga viti 2019 në qytetin Encantado, në shtetin e Rio Grande do Sul.

Përfundimi i monumentit është planifikuar për në fund të këtij viti, sipas Shoqatës së Miqve të Krishtit, e cila po koordinon punën.

“Është një ditë për festë, për përkushtim,” tha Gilson Conzatti, një këshilltar lokal dhe djali i Adroaldo Conzatti, politikani që dha idenë dhe vdiq në mars nga ndërlikimet e Covid-19.

Statuja, që do të quhet “Krishti Mbrojtës”, do të jetë 43 metra e gjatë, duke përfshirë piedestalin e saj, duke e bërë atë një nga statujat më të larta të Krishtit në botë me krahët e shtrirë.

Ajo do të jetë e matur 36 metra nga dora në dorë dhe do të ketë një ashensor të brendshëm dhe një kuvertë vëzhgimi afër majës.

Encantado, një qytet me 22,000 banorë, shtrihet 145 kilometra (90 milje) në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit Porto Alegre.

Projekti ka për qëllim të frymëzojë besim dhe të inkurajojë turizmin në zonë, thonë nxitësit e tij.

Një ekip skulptorësh baba-bir, Genesio dhe Markus Moura, po mbikëqyrin punën.

Ndërsa buxheti i projektit prej 350,000 $ po financohet tërësisht përmes dhurimeve, sipas Shoqatës së Miqve të Krishtit me bazë vullnetare. Grupi po vazhdon të mbledhë fonde./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!