Brazili miraton përdorimin emergjent të Johnson&Johnson

schedule08:32 - 2 Prill, 2021

schedule 08:32 - 2 Prill, 2021

Agjencia rregullatore  e Brazilit, Anvisa, ka aprovuar vaksinën me një dozë të vetme Johnson & Johnson  për përdorim urgjent, në një deklaratë të mërkurën.

Më 19 Mars, ministria e shëndetësisë së Brazilit nënshkroi një kontratë me Johnson & Johnson për blerjen e 38 milion dozave të vaksinave që do të shpërndahen midis gushtit dhe nëntorit të këtij viti.

Brazili tani ka autorizuar përdorimin e të paktën katër vaksinave kundër Covid-19: Pfizer-BioNTech, Oxford-AstraZeneca dhe CoronaVac.

Gjatë javëve të fundit, Brazili njoftoi se ka nënshkruar kontrata për blerjen e vaksinave Covid-19 nga Rusia (Sputnik V), India (Covaxin) dhe SHBA (Moderna).

Aktualisht, vaksinat e vetme që administrohen në Brazil janë AstraZeneca të prodhuara në vend nga Instituti Brazilian Fiocruz dhe dozat CoronaVac të prodhuara nga instituti kërkimor Butantan i Sao Paulo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!