Brazili gjobit X, kompania e Elon Musk riktheu përkohësisht aksesin në vend

schedule19:54 - 19 Shtator, 2024

schedule 19:54 - 19 Shtator, 2024

Brazili ka gjobitur kompanitë e Elon Musk pasi disa përdorues në vend mundën të hynin në rrjetin social, pavarësisht ndalimit të vendosur muajin e kaluar.

Kompania tha se lejimi i aksesit të përdoruesve brazilianë ishte aksidentale dhe disa orë më vonë qasja u bllokua përsëri.

Të enjten, një gjykatë braziliane e gjobiti firmën me pesë milionë realë (920,000 dollarë për shkeljen e ndalimit. Brazili është një nga tregjet më të mëdha për rrjetin social në zotërim të Musk.

Platforma u ndalua në vend muajin e kaluar pasi nuk arriti të përmbushte afatin gjyqësor për emërimin e një përfaqësuesi të ri ligjor në vend./abcnews.al