Brazili fundos aeroplanmbajtësen me tonelata lëndë toksike në Oqeanin Atlantik

schedule15:07 - 4 Shkurt, 2023

schedule 15:07 - 4 Shkurt, 2023

Marina Braziliane ka njoftuar fundosjen e një aeroplanmbajtëseje të vjetër, që mban emrin Foch, në Oqeanin Atlantik. Vendimi është shoqëruar me kritika nga një sërë organizatash mjedisore pasi anija ka qenë e ngarkuar me azbest, bojë dhe mbetje të tjera toksike, sipas Reuters.

Fundosja e planifikuar dhe e kontrolluar e anijes ndodhi të premten pasdite rreth 350 km nga bregu i Brazilit, në një zonë me një thellësi prej 5,000 metrash. Më herët, Marina kishte njoftuar se aeroplanmbajtësja ndodhej në një gjendje të degarduar dhe se nuk mbetej rrugë tjetër përpos fundosjes.

Prokurori Federal i Brazilit u përpoq ta ndalonte operacionin dhe një sërë ankesash me anë të të cilave paralajmëroheshin edhe pasojat u dërguan në gjykatë.

“Anija përmban 9.6 ton asbest, një substancë potencialisht toksike dhe kancerogjene, përveç 644 tonëve bojëra dhe materiale të tjera të rrezikshme. Ekziston rreziku i dëmtimit të rëndë mjedisor, veçanërisht pasi trupi është i dëmtuar,” argumentoi prokurori.

La Foch, anija flamurtare e Marinës Franceze, ka kohë që endet në det në kërkim të një porti për strehim. E ndërtuar në fund të viteve 1950 në kantierin e anijeve Saint-Nazaire në Francën perëndimore, ajo ishte në shërbim të Marinës së Parisit për 37 vjet përpara se të blihej në vitin 2000 nga Brazili, ku u quajt São Paulo.

Por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së mjetit gjigant lundrues dhe një sërë problemesh të lidhura veçanërisht me një zjarr në 2005, dhe në kushtet kur restaurimi i saj do të kushtonte shumë, Brasilia vendosi t’i lërë si destinacion final fundin e detit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!