Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brazili fiton të artën historike/ Braathen triumfon në sllallomin gjigant në ski alpine për djem

schedule19:16 - 14 Shkurt, 2026

schedule 19:16 - 14 Shkurt, 2026

Nuk kishte ndodhur kurrë, por dihet që ka gjithmonë një herë të parë.

Brazili fitoi medaljen e parë në Lojrat Olimpike të Dimrit dhe madje ishte ajo kryesore, e artë.

Lukas Pinheiro Brathen shkëlqeu duke zënë vendin e parë në sllallomin gjigand për meshkuj në ski alpine, në konkurrencë të fortë me rivalët e lavdishëm nga Zvicra.



Braziliani po ashtu hyri në histori si I pari sportist nga Amerika e Jugut që fiton një medalje në Olimpiadën e Dimrit.

Siç u shpreh pa konkurrimit, ai mendoi vetën që të jepte maksimumin dhe jo për të fituar medalje, aq më pak titullin olimpik.

Pas dy zbritjeve, ai dha kohën fiks 2’25”, duke lënë 58 të qindat prapa zviceranin favorit, Marko Odermat.

Për Odermatin ishte mundësia e fundit për të fituar të artën olimpike pasi më parë u mund nga patrioti I tij, Franjo Fon Almen në tri gara të tjera.

Në vendin e tretë doli zvicerani tjetër, Lua Mejar, me vonesë më shumë se një sekondë nga I pari.

Në sllallomin gjigand për djem mori pjesë edhe skiatori alpin I Shqipërisë, Deni Xhepa, që doli në vend të 34-ët ndër 81 konkurrentë gjithsej, me kohën 2’35”91.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!