Brazil, vlerësimi i bukurisë prapa hekurave

schedule13:51 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 13:51 - 5 Dhjetor, 2018

Në Brazil është zhvilluar një konkurs i veçantë bukurie. Në një burg të Rio De Janeiros është zgjedhur e dënuara më e bukur, apo e thënë ndryshe Miss Burgu.

Pas disa orësh trukim dhe masash të marra për të rregulluar në mënyrën sa më të mirë veshjet, të dënuarat në një burg të Rio De Janerio-s kanë sfiluar përpara jurisë. Në lojë ishte kurora e Miss Talavera Bruce, një konkurs bukurie të zhvilluar në këtë burg grash në pjesë perëndimore të Rio-s.

Fituesja ishte Veronica Verone, një e burgosur 25-vjeçare. Për këto gra, konkursi është një moment argëtimi por edhe një rast për t’u takuar  me familjarët e tyre që mund të hyjnë për të ndjekur spektaklin dhe për të veshur rroba ndryshe nga ato të zakonshme. Ky është një ndryshim që lejon ato që të harrojnë të paktën për pak kohë, jetën e vështirë prapa hekurave.

Raquel Rodrigues, 28 vjeç, e dënuar për trafik droge dhe grabitje ishte shumë e lumtur pasi mundi të rishikojë vajzën e saj 5-vjeçare. Burgjet e shtetit më të madh në Amerikën Latine janë dukshëm të mbipopulluara dhe shpesh mungojnë shërbimet higjienosanitare minimale. Organizatorët e këtij konkursi thonë se spektakli ndihmon të burgosurat që të integrohen më mirë me njëra-tjetrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!