Policia braziliane ka sekuestruar 290 kg marijuanë brenda një avioni të regjistruar nën emrin e një dege braziliane të një kishe ungjillore. Avioni ishte planifikuar të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Belém, por u ndal nga autoritetet.
Një person është arrestuar në vendngjarje, pavarësisht se ka tentuar të arratiset kur policia rrethoi avionin. Pamjet e publikuara nga Policia Federale e Brazilit treguan zbulimin e drogës gjatë të shtunës që lamë pas.
/abcnews.al