Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin San Paolo të Brazilit. Një person qëlloi me armë zjarri në brendësi të një Katedraleje Katolike duke vrarë 5 persona dhe duke lënë të plagosur disa të tjerë. Sulmi ndodhi në pas përfundimit të shërbimit të mesditës në Kishë. “Autori, i cili posedonte dy armë, u ngrit nga karrikja e tij dhe filloi të qëllonte”, bër të ditur policia. Më pas ai vrau dhe veten përballë altarit përpara se agjentët ta arrestonin. Arsyet e këtij veprimi të rëndë ende nuk dihen. Për këtë, autoritetet kanë hapur dhe një hetim. /abcnews.al
Brazil, sulm me armë në brendësi të kishës
schedule23:00 - 11 Dhjetor, 2018
schedule 23:00 - 11 Dhjetor, 2018